Kardiokirurgjia dhe Kardiologjia Invazive do të nisin trajtimin e infarktit dhe stentimin emergjent, 24 orë në ditë, në shtatë ditë të javës.
Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka theksuar se trajtimi i këtij problemi shëndetësor, ndër më të shpeshtit te qytetarët tanë, do të bëhet për herë të parë në QKUK në 24/7.
Postimi i plotë:
Trajtimi i infarktit, 24 orë në shtatë ditë të javës!
Kardiokirurgjia dhe Kardiologjia Invazive do të nisin trajtimin e infarktit dhe stentimin emergjent, 24 orë në ditë, në shtatë ditë të javës.
Trajtimi i këtij problemi shëndetësor, ndër më të shpeshtit te qytetarët tanë, do të bëhet për herë të parë në QKUK në 24/7.
Duke i trajtuar rastet e tilla në çdo kohë, ne do t’i ulim shpenzimet e qytetarëve, do të ndalim dërgimin e tyre jashtë QKUK-së dhe çfarë është më e rëndësishmja, do të përfitojmë në kohë që problemet e tyre kritike të trajtohen menjëherë.
Në takimin punues që pata me stafin e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, pas përgatitjeve që kemi bërë, puna do të nisë nga java tjetër.
Vetëm vitin e kaluar janë shpenzuar rreth 2 milionë euro jashtë vendit për trajtimin e sëmundjeve të kësaj natyre. Sot, qytetarët tanë do t’i trajtojmë në Kosovë, kurse paratë do t’i përdorim për modernizimin e klinikave tona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251