LAJMI I FUNDIT:

Strategjia arsimore e Maqedonisë 2018-2025, ja çfarë përfshinë

Strategjia arsimore e Maqedonisë 2018-2025, ja çfarë përfshinë

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë miratoi Strategjinë gjithëpërfshirëse për arsim 2018-2025, si edhe Planin aksional, të përpiluara me mbështetje financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian, përmes një procesi konsultimesh me ekspertë, arsimtarë, profesorë, përfaqësues të institucioneve publike, OJQ-të, etj.

Telegrafi Maqedoni u sjell më poshtë shkurtimisht atë që përmban kjo strategji.


Arsimi parashkollor

Në strategji thuhet se arsimi parashkollor nuk është i kënaqshëm dhe se sitemi ka mangësi për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore.

-Kushtet për mësim në shtëpitë parashkollore janë të pakënaqshme.
-Standardet e tanishme për arsim të hershëm dhe zhvillim të fëmijëve duhet të rishikohen.
-Sistemi vuan nga numri i vogël i kuadrove në shtëpitë parashkollore.
-Nuk ka efikasitet në udhëheqjen dhe menaxhimin e shtëpive parashkollore.

Arsimi fillor

Edhe arsimi fillor ka pika problematike, si mungesë standardhesh, plani arsimor dhe mbingarkesa, programi mësimor nuk është mjaftueshëm i rëndësishëm për mjedisin lokal.

-Në shkollat shumëgjuhëshe nxënësit janë të ndarë sipas gjuhës sipas së cilës ligjërohet.
-Masat për tejkalimin e ndasive në linja etnike nëpër shkolla janë të pamjaftueshme.
-Fëmijët me nevoja të posaçme nuk janë mjafteushëm të përfshirë në arsimin e rregullt.
-Mungojnë zgjidhjet sistemore të duhura për identifikimin dhe punën me talentët, mungon materiali didaktik dhe burimet didaktike.
-Të miturit që janë të strehuar në shtëpi përmirësuese janë të përjashtuar nga sistemi i arsimit fillor.

Arsimi i mesëm

-Planet mësimore në shkollat e mesme janë të mbingarkuara dhe ende ka plane të vjetërsuara.
-Një pjesë e librave janë të vjetër dhe përmbajnë stereotipe, paragjykime, stigmatizime, rpa mungojnë elementet e bashkëjetesës, respektit të dallimeve, integrimi, shumëkulturalizmi, etj.
-Ka bariera që pengojnë integrimin e nxënësve që mësojnë në gjuhë tjetër nga ajo amtare, nxënësit janë të ndarë me turne, ndërtesa, kate, e deri te administrata e ndarë.
-Ndarja e shkollave të mesme është e papërshtatshme.
-Qasja fizike dhe didaktike-metodologjike është e dobët në shumë shkolla të mesme.
-Mësimdhënësit nuk e sigurojnë përgatitjen e duhur praktike.

Arsimi profesional

Ky lloj arsimi nuk tërheq numër të mjaftueshëm nxënësish, përveç disa drejtimeve të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

-Ka mospërputhje ndërmjet ofertës së kuadrove nga sistemi i arsimit profesional dhe trajnimi dhe kërkesës së tregut të punës.
-Ka mungesë të theksuar në njohuritë e arsimtarëve për teknologjitë bashkëkohore që lidhen me lëndët mësimore.

Arsimi i lartë

Cilësia e pamjaftueshme e arsimit të lartë ndiqet nga një sistem jofunksional i plotë për akreditim dhe vlerësim të universiteteve.

-Programet studimore dhe të lëndëve nuk përgjigjen me nevojat e tregut të punës.
-Ka plagjiaturë në veprat e shkruara të studentëve dhe profesorëve.
-Praktika studentore është e papërshtatshme.
-Nuk ka sistem për kontroll të rregullt cilësie, si edhe ka shumë rregullore që kanë të bëjnë me autonominë e universiteteve.
-Kriteret për regjistrim në universitete ende janë mjaft të ulëta.
-Zgjerohen programet studimore pa analizë të duhur.
-Ka mungesë kompetencash për kuadrin mësimor në universitete.
-Financimi i hulumtimeve mbetet në nivel të pakënaqshëm.

Strategjia përfshin edhe arsimin joformal për të rriturit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori