Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë gjithsej 285 milionë njerëz në botë të cilët janë krejtësisht ose pjesërisht të verbër.
Fatmirësisht shkenca vazhdon të zhvillohet, ndërsa shkencëtarët tani kanë mësuar si të rrisin inde të syve me teknologjinë e re të zbuluar të riprogramimit të qelizave, transmeton Telegrafi.
Ideja për këtë i përket Shinya Yamanakas, profesoreshë në Universitetin Kyoto.
Yamaka dhe biologu britanik John Gurdon kanë fituar çmimin Nobel për punën e tyre në vitin 2012.
Esenca e zbulimit të tyre është kështu: Yamanaka, bashkë me kolegët e saj, kanë zbuluar aftësinë e qelizave me rolin e tyre në trup për t’u rikthyer në gjendje embrionike përmes riprogramimit.
Këto qeliza të riprogramuara mund të përdoren për tu “rritur” në organe të domosdoshme dhe në inde për përdorim të mëtutjeshëm në mjekësinë e transplantimit dhe atë regjeneruese.
Kjo është mënyra si shkencëtarët “i rritin” indet për sytë në mënyrë që ta shërojnë verbërinë.
Teste të ndryshme për shërimin e verbërisë veçse janë duke u kryer në disa shtete të ndryshme.
Shkencëtarët e Universitetit Cardiff dhe Osaka kanë arritur që në mënyrë të suksesshme ta transplantojnë epitelin korneal te lepujt e verbëruar për t’ua rikthyer pjesën e mëparshme të syrit.
Teste të ngjashme janë kryer edhe në Rusi, të cilët kanë mësuar si ta rrisin retinën e syrit nga qelizat e lëkurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe