LAJMI I FUNDIT:

Rusia konfirmon: Këngëtarja e hendikepuar së cilës ia ndaluan pjesëmarrjen në vitin 2017, do këndojë këtë vit në “Eurovision”

Rusia konfirmon: Këngëtarja e hendikepuar së cilës ia ndaluan pjesëmarrjen në vitin 2017, do këndojë këtë vit në “Eurovision”

“Channel One” në Rusi ka konfirmuar se Yulia Samoylova do të përfaqësojë Rusinë në konkursin e Këngës “Eurovision 2018”. Julia ka filluar përgatitjet e saj për në Lisbonë, dhe kënga e saj do të dalë në javët e ardhshme.

Julia Samoylova lindi në vitin 1989 në Ukhta të Rusisë. Këngëtarja ishte finaliste në “X Factor” në Rusi dhe gjithashtu fitoi një çmim të quajtur ‘Golden Star’, i cili u emërua pas pjesëmarrjes në ‘Eurovision 1997’ të Rusisë, Alla Pugacheva. Julia gjithashtu u shfaq gjatë ceremonisë së hapjes së Paralimpiave të Dimrit në Soçi në vitin 2014.

Shqipëria këndon në natën e parë të "Eurovision 2018" (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shqipëria këndon në natën e parë të "Eurovision 2018" (Foto/Video)

Julia u zgjodh fillimisht për të përfaqësuar Rusinë në konkursin e këngës në “Eurovision 2017” me këngën “Flame is burning”. Transmetuesi Channel One në Rusi po nderon angazhimin e bërë për Julian dhe ajo do të shfaqet në konkursin e vitit 2018 në Lisbonë.


Vitin e kaluar asaj iu ndalua pjesëmarrja nga shteti i ukrainës, pasi “Eurovision 2017” u mbajt në Kiev. Ata thanë se Julia shpërfilli ligjin shtetëror të Ukrainës, duke hyrë në shtetin e Krimesë, pjesë kjo të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Kështu, ajo nuk ishte lejuar që të këndonte drejtpërsëdrejti si të gjithë konkurrentët e tjerë në “Eurovision”.

Këngëtarja në fjalë është hendikep, dhe Rusia e kishte përzgjedhur qëllimisht për në “Eurovision 2017”, pasi në momentin që ajo do këndonte, publiku ukrainas do të tregonte respekt duke mos reeaguar me ofendime ose sharje në drejtim të saj.

E me që pjesëmarrja vitin e kaluar iu mohua, Rusia konfirmoi që të njëjtën këngëtare do ta çojë në “Eurovision” këtë vit.

Rusia ndër vite në Festivalin e Këngës në “Eurovision”:

Rusia mori pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës në “Eurovision” në vitin 1994, por nuk ishte renditur lart deri në vitin 2000, kur arriti të hyjë në TOP 3 për herë të parë. Që atëherë Rusia ka hyrë në një rekord të fortë në garë. Rusia fitoi garën në vitin 2008 dhe ka shënuar katër vende të para, që nga viti 2011 Rusia ka përfunduar gjithmonë në TOP 10.

Rusia këtë vit do të performojë në natën e sytë gjysmëfinale të “Eurovision 2018”, të enjten më 10 maj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Kalo në kategori