Është mbajtur konferenca “Konkurrenca e Industrisë Metalike”, konferencë kjo e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës në bashkëpunim me EYE- Enhancing Youth Employment ( Projekt i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim), e cila pati për qëllim të diskutojë mbi aftësitë të cilat kërkohen në industrinë e metalit, me fokus në lëmin e saldimit.
Sipas komunikatës për media, duke u përqendruar në sfidat të cilat janë të pranishme për rekrutimin e stafit në industrinë metalike, se sa është e lehtë të rekrutohen studentët në shkollat profesionale dhe se sa përputhen shkathtësitë ekzistuese me nevojat e tregut.
Në konferencë u diskutua edhe mbi rëndësinë dhe kërkesat e eksportit për industrinë metalike.
Konferencën e hapi drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, i cili vlerësoi se kjo temë është e një rëndësie të veçantë, pasi industria e metalit është sektor me potencial në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Klubi i Prodhuesve në kuadër të strategjisë ka katër shtyllat e zhvillimit ekonomik, shtylla këto që përfshijnë punësimin, diplomacinë ekonomike, energjinë dhe ambientin.
“ Pa pasur punëtorë të shkathët, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm. Vlen të përmendet që vetëm me ndërtimin e termocentralit së Kosovës së re, i cili është investim rreth 1.3 miliard euro, do të ketë nevojë për punëtorë të kualifikuar, është mirë që ky investim të mbetet në Kosovë” deklaroi Panxha.
Timothy Sparkman, drejtor i programit EYE, tha që ky program projekt katër vjeçar i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, ka për qëllim zhvillimin sistematik të një partneriteti afatgjatë me sektorin privat, duke i mbështetur mundësitë e punësimit dhe duke lehtësuar tranzicionin në tregun e punës.
Timothy Sparkman thekësoi që rezultat i bisedave dhe raporteve të shumta është hendeku i aftësive, ka kërkesës mjaft të madhe për punësim, mirëpo shkalla e papunësisë është po ashtu e madhe, sidomos në lëmin e saldimit.
“Ju sfidojë të jeni më inovativ në zgjidhje të problemit të zhvillimit ekonomik, gjeni zgjidhje që nuk i keni përdorur më parë.”
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka shprehu gatishmërinë për përmirësimin e situatës aktuale dhe bëri të ditur që me strategjinë e zhvillimit ekonomik do të përfshihet ndërtimi i termocentralit Kosova e Re, sektori minerar dhe zhvillimi i Trepçës, ku do të ketë edhe investime të huaja.
“Në vitin e ardhshëm, me fillimin e ndërtimit të termocentralit, do të nevojiten punëtorë të kualifikuar, sidomos në saldim, e cila do të jetë shkathtësia më e kërkuar në Kosovë”. Po ashtu, Lluka sigurojë që me nënshkrimin e kontratë me Countour Global për termocantralin Kosova e Re, është paraparë që në kushte të barabarta të ju japet përparësi kompanive lokale dhe të ndajë një fond për zhvillimin e shkathtësisë për saldim.
Ndërsa, ministri Bytyqi u shpreh optimist me rritjen e kërkesës për vendet e punës. Ai u shpreh që së bashku me kompanitë private do të kenë marrëveshje për zhvillimin e kurrikulave edhe në aspektin e praktikës.
“Së bashku me Klubin e Prodhuesve kemi bërë marrëveshje qe mësimi praktik të zhvillohet edhe në kompanitë private.”
Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, përfaqësues të organizatave të biznesit, përfaqësues nga organizatat e trajnimit profesional dhe konsulentë të ndryshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPunë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
Rryma për veriun: S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United