Stewart Chase, në librin “Lufta e fjalëve” përmend mundësinë e keqkuptimit të ngjarjeve që pasuan ultimatumin e Harry Trumanit, Winston Churchillit dhe Josif Stalinit të bërë në Potsdam, më 26 korrik 1945, kur ju bë thirrje japonezëve të dorëzohen.
Chase ka thënë se japonezët u përgjigjën me fjalën “mokusatsu”, e cila në një mënyrë nënkupton se janë të rezervuar për të komentuar.
Fuqitë Aleate u informuan gabimisht nga përkthimi jo i mirë duke menduar se “mokusatsu” do të thoshte se japonezët po e injorojnë ultimatumin e tyre.
Më 28 korrik, aleatët vendosën të vazhdonin me planet e pushtimit të Japonisë e kjo më vonë nënkuptoi edhe hedhjen e bombës atomike.
Në fakt, fjala “Mokusatsu” në përkthim literal mund të jetë si “vrasje” apo “heshtje”, por si pjesë e një fjalie ka kuptim tjetër. Në kohën e ultimatumit kryeministër ishte Kantaro Suzuki. Përkthimi i përgjigjes së tij në media ishte si injorim: “Japonia e injoron këtë (ultimatumin)”. Por, kuptimi më i saktë i fjalisë është: “Do të kemi përgjigje”, “nuk kemi ende vendim” apo “përmbahemi të japim koment në këtë moment”!
Dhjetë ditë më vonë, pas këtij “injorimi”, bie bomba në Hiroshimë (6 gusht 1945); trembëdhjetë ditë më vonë në Nagasaki (9 gusht 1945)!
Ndaj, Pearl Strachan Hurd me të drejtë thotë: “Kontrollojini me kujdes, sepse fjalët kanë më shumë fuqi se sa bombat atomike”! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'