LAJMI I FUNDIT:

Spielberg do ta xhirojë ribërjen e mjuziklit “West Side Story”

Spielberg do ta xhirojë ribërjen e mjuziklit “West Side Story”
(Foto: Getty Images)

Filmbërësi i famshëm, Steven Spielberg, do ta xhirojë ribërjen e mjuziklit “West Side Story”.

Ka kohë që fituesi i trefishtë i çmimit Oscar dëshiron ta xhirojë këtë film, ndërsa më në fund ka ardhur konfirmimi, duke qenë se është hapur konkursi për audicionet e aktorëve për rolet kryesore.


Është hera e parë në karrierën e Spielberg që xhiron një mjuzikël, ndërsa është fjala për ribërjen e njërit prej më të suksesshmëve në këtë zhanër.

Siç shkruan Daily Mail, skenari tashmë është në përgatitje e sipër dhe për të është angazhuar Tony Kushner, i cili ka punuar me regjisorin në filmat “Munchen” dhe “Lincoln”.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë që për skenarët e të dy këtyre filmave, skenaristi ka qenë i nominuar për çmimin Oscar.

“West Side Story” ishte realizuar në vitin 1961 me regji të Robert Wise dhe Jerome Robbins, ndërsa akoma konsiderohet si filmi mjuzikël më i mirë i të gjitha kohërave me 10 Oscarë të fituar.

Spielberg edhe këtë vit konkurron në Academy Awards me filmin “The Post”, i cili është në garë për filmin më të mirë, kurse Meryl Streep është nominuar për çmimin e aktores më të mirë.

(Foto: Getty Images)

71-vjeçari nuk e ka në plan të ndalet dhe nuk është duke treguar shenja të lodhjes, prandaj ka vendosur që të argëtohet në një zhanër, me të cilin deri më tani nuk e ka provuar veten në karrierën e tij prej gjysmë  shekulli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori