LAJMI I FUNDIT:

Pesë emra që i ka merituar Maqedonia nga keqqeverisja

Pesë emra që i ka merituar Maqedonia nga keqqeverisja

Së fundi është publikuar një shkrim kritik rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. Ky shkrim follon me pesë propozimet e përfolura në media, si Maqedonia e epërme, e Vardarit, Shkupi, e Veriut.

Në këtë shkrim ngrihet dilema nëse vërtetë do të ndryshohet emri i Maqedonisë, për të vazhduar me kritika rreth partive politike maqedonase, që sipas tyre nuk kanë arritur që me vite të ndërtojnë një pajtim kombëtar për t’u kujdesur për interesat kombëtare, e jo, siç thonë në shkrim, për xhepin e tyre.

Emagazin.mk shkruan se LSDM dhe OBRM-PDUKM u pajtuan për çështje të harxhimeve rrugore, si edhe për gjëra tjera, kurse për emrin nuk arritën pajtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndër propozimet kritike që përmenden janë:

1. Maqedonia e plaçkitur

Maqedonia është vend që në fakt është e plaçkitur nga lidërat, dhe se kjo gjë ka filluar me LSDM-në, përmes privatizimeve, për të vazhduar me OBRM-PDUKM-në, e cila plaçkiti në formë më të përsosur. Në këtë plaçkitje, sipas portalit, futet edhe shumëetniciteti, përmes BDI-së në pushtet.

2. Maqedonia e mërguar

Maqdonia është njëra nga vendet që nuk ka bërë regjistrim të rregullt të popullsisë. Tentimi i fundit dështoi pasi që nuk është e sigurtë nëse kanë mbetur dy milionë banorë. Mijrë maqedonas e shqiptarë përgjithmonë e kanë braktisur Maqedoninë.

3. Maqedonia e ndarë

Sorosoidë, VMRO-istë, komunistë, tradhtarë, LSDM-istë, tuajt, tanët, … Maqedonia është vend i ndarë në të gjitha nivelet e mundshme. Në këtë pikë kanë punuar politikanët dhe kjo ka sjellë shumë probleme.

4. Maqedonia e varfër

Për politikanët varfëria nuk ka qenë temë e dëshiruar, por e dëshirojnë kur janë në opozitë. Mjafton të shëtitesh nëpër fshatrat dhe qytezat e vendit për të parë se sa vend i varfër është Maqedonia.

5. Maqedonia e korrupsionit

Partitë maqedonase dhe shqiptare treguan se çfarë është bashkim-vëllazërim me korrupsionin dhe ryshfetin. Thuajse nuk ka politikan, parti politike ose qeveri në historinë tonë që nuk ka qenë e korruptuar. Më tragjike, hulumtimet tregojnë se qytetarët e Maqedonisë, aq shumë janë të prirë në korruspion dhe ryshfet, që tashmë e konsiderojnë si normale. Prandaj te mjeku nuk shkojnë pa uiski.

E nëse nuk pajtohemi me këto propozime, portali emagazin.mk propozon edhe emrin Maqedonia e ndotur, dhe se politikanët maqedonas me vite e helmojnë popullin e tyre, pasi që mbi 1200 persona në këtë shtet vdesin nga ndotja e ajrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori