LAJMI I FUNDIT:

Stephen Curry 49 pikë në fitoren e Warriors kundër Celtics (Video)

Stephen Curry 49 pikë në fitoren e Warriors kundër Celtics (Video)

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-s, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës, por që u arrit me mund të madh.

Luftëtarët arritën të triumfojnë kundër një ndër skuadrat më të forta të këtij sezoni, Boston Celtics.


Këtë të fundit arriti ta mposht me një epërsi prej katër pikëve, 109-105, e cila ishte një ndër ndeshjet më të bukura të sezonit.

Periudha e parë dhe e fundit iu takoi mysafirëve që treguan lojë të mirë, por që nuk mjaftoi për të vazhduar serinë e fitoreve.

Stephen Curry ishte në formë të lartë, duke shënuar pothuajse gjysmën e pikëve të skuadrës, gjegjësisht 49 sosh. Ai u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 20 pikë dhe Draymond Green, i cili arriti të bënte ‘double-double’ në saje të 15 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Kyrie Irving te Bostoni ishte në disponim të mirë, por që nuk e ndihmuan 37 pikët për t’i ikur humbjes. Jaylen Brown pati një paraqitje që vlen të theksohet duke shënuar njëzet pikë.

Pas kësaj, Warriors kanë bilanc prej 40 fitoreve dhe dhjetë humbjeve ndërsa Celtics pësuan humbjen e 15 kundrejt 35 triumfeve.

Ndryshe, Golden State në takimin e radhës do të takohet me Utah Jazz ndërsa Bostoni me Denver Nuggets. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Detroit 108-121 Oklahoma

Indiana 114-112 Orlando

https://www.youtube.com/watch?v=fvu210RUZcs

Miami 95-91 Charlotte

https://youtu.be/L6KwIcyIfOQ?t=15

Atlanta 104-129 Washington

https://www.youtube.com/watch?v=H_bN0P0r_Es

Minnesota 111-97 Brooklyn

https://www.youtube.com/watch?v=FvV0M3sbTEY

Denver 91-89 Dallas

https://www.youtube.com/watch?v=-Hwh_721Y0k