LAJMI I FUNDIT:

KQZ tregon se pse nuk janë paguar disa komisionerë, të angazhuar në balotazh

KQZ tregon se pse nuk janë paguar disa komisionerë, të angazhuar në balotazh

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, gara e balotazhit, të mbajtura më 19 nëntor 2017, solli rezultatet përfundimtare për kryetarët e komunave të Kosovës, por personat që u përkujdesën për mbarëvajtjen e këtij procesi ende nuk janë paguar nga KQZ për punën e bërë.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në balotazhin për kryetar komunash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte angazhuar komisionerë në të gjitha komunat ku u zhvillua raundi i dytë.

Mediat kanë raportuar se komisionarët ende nuk janë paguar për punën që kanë bërë.


E,  lidhur me këtë Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka sqaruar çështjen e pagesave të komisionerëve për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale.

“Listat me emrat e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit (komisionerët) dhe të stafit tjetër të angazhuar në zgjedhjet e raundit të dytë (në këtë rast edhe atij në QNR) janë dërguar në Ministrinë e Financave për t’iu transferuar mjetet. Kjo është bërë para festës së vitit të ri”, ka thënë Valmir Elezi për Telegrafin.

Ai sqaroi se arsyeja pse disa prej komisionerëve mund të mos jenë pajisur me pagesë, mund të kenë qenë gabimet teknike, që rëndom ndodhin me dhënien e numrave të llogarive bankare.

“Mund të ndodhë që jo të gjithë t’i kenë marrë mjetet, kryesisht për shkak të gabimeve teknike me numrat e llogarive bankare. Në këto raste, ne kërkojmë që të bëhen përmirësimet në mënyrë që të dërgohen sërish. Jemi duke u marrë me këtë çështje dhe po bëjmë përpjekje maksimale që sa më shpejt ta përmbyllim”, ka përfunduar Elezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori