LAJMI I FUNDIT:

Strehimorja e qenve endacakë në Graçanicë kërkon përkrahje institucionale (Video)

Strehimorja e qenve endacakë në Graçanicë kërkon përkrahje institucionale (Video)

Përgjegjësit e Qendrës për trajtimin dhe strehimin e qenve endacakë në Graçanicë ankohen për mungesë të fondeve.

Sipas tyre, edhe pse mjetet e ndara nga Qeveria kanë kaluar në buxhetin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), ky projekt ende nuk ka filluar të procedohet, ndërsa përfaqësuesit e AUVK-së thonë se projekti do të realizohet shpejt dhe se janë në pritje të  procedurave ligjore.

Menaxheri i Qendrës për qentë endacakë në Graçanicë, Sllavisha Stojanoviq, ka bërë të ditur për Telegrafin se përkundër mungesës së fondeve të mjaftueshme, ata në qendrën e tyre trajtojnë rreth 130 qen endacakë, si dhe 20 këlyshë të vegjël, të grumbulluar pothuajse nga të gjitha komunat e Kosovës.


“Shumë qenë i kemi marr nga rruga, ju japim nga dy vaksina, si dhe i sterilizojmë. Kryesisht qentë i marrim në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë … Sërish i kthejmë në vendin e tyre të sterilizuar dhe të vaksinuar”, ka thënë Stojanoviq.

Sipas tij, në strehimoren e Graçanicës, e cila është hapur para dy vitesh, ka barna dhe injeksione që kushtojnë nga 20 euro, dhe një gjendje e tillë është e qëndrueshme edhe për një muaj, por për më shumë kohë, duhet mbështetje institucionale ose donacione.

Ai tha se strehimorja e Graçanicës posedon hapësirë të mjaftueshme edhe për një numër të konsiderueshëm të qenve endacakë, sikur shteti të ndihmonte në këtë drejtim.

“Këtu kemi hapësirë për rreth 1 mijë qen endacakë, vetëm se duhet përkrahje institucionale”, theksoi Stojanoviq.

Në anën tjetër, Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUVK, thotë se Qeveria e Kosovës ka ndarë vitin e kaluar 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacakë nëpër komuna.

Ai ka sqaruar se edhe pse mjetet kanë kaluar në buxhetin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ato ende nuk janë proceduar për shkak të procedurave ligjore, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të procedohen ato.

“Mjetet i kemi, mirëpo ende nuk e di se kur do të filloj procedimi i tyre për trajtimin e qenve endacakë”, u shpreh për Telegrafin Thaci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori