LAJMI I FUNDIT:

Ajri në Prishtinë i pashëndetshëm, bëhet thirrje që të mos dilet jashtë (Foto)

Ajri në Prishtinë i pashëndetshëm, bëhet thirrje që të mos dilet jashtë (Foto)

Qytetarët e Prishtinës sikurse çdo natë tjetër, edhe sonte po përballen me ndotje të lartë të ajrit.

Bazuar në matjen e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 21:00 vlera e ndotjes ka arritur në 350 dhe konsiderohet e shumë e pashëndetshme, transmeton Telegrafi.


Të gjitha lajmet për ndotjen e ajrit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për ndotjen e ajrit

Madje një paralajmërim për ndotjen e sotme të ajrit e ka bërë edhe kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina.

Morina përmes një statusi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë nga shtëpitë.

Mustafa: Nga ndotja e ambientit në Kosovë, po rrezikohen uji, toka e ajri (Video)
Lexo po ashtu Mustafa: Nga ndotja e ambientit në Kosovë, po rrezikohen uji, toka e ajri (Video)

“Sonte Prishtina, Shkupi, Tetova,Bitoli, Sofia në të rrezikshme, të reduktoni daljet jashtë shtëpive!”, ka shkruar Morina.

Kujtojmë se institucionet e vendit edhe pse janë në dijeni për këtë problem, situata çdo vit po vazhdon të jetë e njëjtë, dhe deri më tash asgjë nuk është ndërmarr për të përmirësuar këtë gjë. /Telegrafi/

Ajri në rajonin e Prishtinës më i ndoturi, në Dukagjin më i pastri (Video)
Lexo po ashtu Ajri në rajonin e Prishtinës më i ndoturi, në Dukagjin më i pastri (Video)