Në librin për Skënderbeun, botuar për herë të parë në vitin 1480 në latinisht, prifti shqiptar nga Drishti, Dhimitër Frangu, na bën një nder të madh duke përmendur në mes të rreshtave fjalën shqipe “Embetha”, që do të thotë: “Mbi ta!” ose “Bjeruni!”. Fjala ndodhet në kapitullin e XXXVI të librit, i cili mund gjendet në Google.
Përkthimi i pjesës së paragrafit, siç shkruan Shqip, ku ndodhet kjo fjalë e rrallë, sipas një studimi të Ilir Ikonomit, është: “Ndërhyri Lek Dukagjini, i cili me guxim e jo pa një farë ndryshimi të zërit tha: Embetha, që në gjuhën shqipe nuk ka tjetër kuptim veç bjeruni, duke shtuar pastaj në gjuhën italiane: në asnjë mënyrë të mos tregohet mëshirë ndaj atyre armiqve aq të këqij e të poshtër me ligje e fe të ndryshme… ‘E-mbe-ta’, fjalë që të drithëron për nga lashtësia e saj. Ajo fjalë e bukur është shtypur vetëm 18 vite pas dokumentit të parë të shkruar të njohur në gjuhën shqipe, “Formulës së pagëzimit” (1462).
Fatkeqësisht ajo është e vetmja në shqip që Frangu na sjell në librin e tij. Libri i Dhimitër Frangut “Bëmat e shquara e të lavdishme dhe betejat fitimtare kundër turqve të Zotëri Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Princ i Epirit” u shkrua në latinisht, por ai botim i parë konsiderohet i humbur. Më vonë, libri u përkthye në italisht dhe në këtë gjuhë u shtyp në disa variante gjatë shumë dekadave, duke arritur sot deri në shtëpitë tona.
Në shqip, libri i Frangut u përkthye nga Lek Previzi, i internuar politik, i cili pasi mundi të largohej nga kampet e punës më 1990 dhe doli në botën e lirë, vuri re me habi se ky libër themelor nuk ishte sjellë kurrë në shqip. Përkthimi i Previzit u botua për herë të parë më 2005.
Dhimitër Frangu ka qenë bashkëkohës i Skënderbeut dhe ka marrë pjesë vetë në betejat e tij. E ka shoqëruar Gjergj Kastriotin edhe kur ai vizitoi Italinë. Kjo është mjaft inkurajuese për ata që duan ta dinë saktë historinë e bëmave të Skënderbeut, sepse informacioni vjen nga njeriu që i pat ndenjur atij pranë. Faktet që Frangu sjell në libër janë të qëruara nga lëvdatat dhe mburrjet, ndryshe nga Marin Barleti, i cili e shkroi historinë e Skënderbeut rreth 25 vite më vonë.
Dhimitër Frangu është modest dhe i përunjur në rrëfimin e tij, kurse Barleti jo. Frangu është baza. Prej tij duhet të ketë marrë material Barleti dhe shumë e shumë shkrues të tjerë, të cilët e kanë ngjyruar historinë e Skënderbeut, duke i shtuar lloj-lloj fantazish. Ata që, për t’u dukur modernë, e quajnë sot Skënderbeun mit, mund të mos e kenë lexuar fare librin e Dhimitër Frangut.
Në vitin 1480 Dhimitër Frangu i quante veprat e Skënderbeut “të lavdishme” po ashtu siç e kanë thënë këtë natyrshëm qindra autorë të tjerë. Skënderbeu njihej si i lavdishëm në botën evropiane pa asnjë mëdyshje dhe pas asnjë mit, sepse faktet për bëmat e tij ishin të qarta dhe të vërtetuara.
Meqenëse Shqipëria mbeti e shkëputur nga bota për gati gjysmë shekulli, pati disa shqiptarë që nuk mund ta besonin dot se Skënderbeu vërtet kishte qenë aq i famshëm dhe bëmat e tij u dukeshin surreale. Ndoshta ashtu u duken edhe sot. Por libri i Frangut flet ndryshe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Romy Schneider, ylli tragjik i kinemasë
Dhjetë shkronjat që dikur ekzistonin në alfabetin anglez
“Përtej”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles