LAJMI I FUNDIT:

“Përtej”

“Përtej”

Në ambietet e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, më 4 mars 2020, në orën 19:00, bëhet ceremonia e hapjes së ekspozitës personale të piktores Argenita Fetahu, e titulluar “Përtej.”

“Veprat e saj kanë një pikë referimi, eksperiencën e vet artistes, ndjeshmërinë, raportin mes të shkuarës dhe të tashmes. Imazhet gjysmë reale dhe gjysmë abstrakte mbeten të fiksuara në vepra si një strukturë individuale, ku ndjeshmëria tonale kthehet në vlerë unike”, thuhet në kumtesë.


Ekspozita do të qëndroj e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës deri më 27 mars 2020.