Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka reaguar sot pas deklaratave të një dite më parë të Dardan Molliqajt, i cili në një emision televiziv deklaroi se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka thënë atij se Shpend Ahmeti ka marrëveshje të shkruar me ambasadat për ta rrëzuar Kurtin.
Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se atij askush nuk ia ka thënë brengat e tilla, ndërsa sipas tij nëse këto deklarata janë të Dardani edhe të vërteta, atëherë është e dhimbshme.
Nënkryetari i VV-së, thekson se mish e me shpirt ka kontribuar në realizimin e koncepteve programore e statutore të Lëvizjes, ndërsa deklaratat për ambasadat e ‘marrëveshjet’ as që ia vlen të thotë diçka.
Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:
“Mbrëmë në Rubikon, Dardan Molliqaj i tha dy gjëra që kanë të bëjnë me mua:
“Albini i paska thënë atij dhe plotë të tjerëve vazhdimisht që nga viti 2011 e së fundmi në 2016 (siç e mora vesh mbrëmë) se unë kam marrëveshje të shkruar me ambasadat për ta rrëzuar Albinin” – rifrazim nga unë.
Në vitin 2015 paska qenë një diskutim i gjatë në mes të Albinit, Dardanit, Visarit dhe të tjerëve për ta bërë Visarin kryetar pas tërheqjes së Albinit, por paska qenë një frikë që mund të kandidohem unë, që sipas diskutimit kuptova se do të ishte gjë e keqe sepse unë pasna qenë ‘I butë’.
Për të parën, dua të them që nuk e di a ka thënë apo jo Albini këtë, por tashmë e dëgjova disa here këto ditë nga njerëz të ndryshëm. Mua, askush në këtë periudhë nuk ma ka thënë e as që e ka shpreh këtë brengë. Në qoftë se vërtetë paskan menduar kështu edhe Albini, Dardani edhe të tjerët, atëherë është e dhimbshme. Me mish e me shpirt kam kontribuar në realizimin e koncepteve programore e statutore të Lëvizjes. E për ambasadat e ‘marrëveshjet’ as që ja vlen të them diçka.
Jam ithtar i diskutimeve të sinqerta dhe besimit të ndërsjellë në një subjekt politik. Prandaj edhe nuk e kuptoj diskutimin e frikës nga kandidimi im për kryetar të Lëvizjes në vitin 2015. As këtë gjë askush nuk e ka diskutuar me mua direkt atë vit. Po të më pyeste dikush në vitin 2015, për dy minuta do i tregoja se nuk kam pas kurrfarë ambicie e as dëshire me u bo kryetar i LVV. Këtë e kam përsëritur disa herë në forumet e Lëvizjes gjatë gjithë kësaj periudhe. Po e them edhe njëherë edhe sot; nuk kam interesim, ambicie e as dëshirë për të kandiduar për kryetar të LVV. As në vitin 2015, as në vitin 2018 e as në vitin 2021 e as më vonë”.
Ndoshta edhe jam “I butë” edhe pse nuk e di saktë se cka duhesh me bo me qenë “i fortë” karshi këtij klasifikimi, por qëndroj prapa kësaj “butësie” si qëndrim e parim. Në qoftë se kjo nuk mjafton është në rregull, sepse edhe diskutimet për atë se kush duhet të udhëheq dhe cfare karakteri duhet të ketë janë normale në një subjekt politik. Qëndrimet e mia “të buta” i kam shpreh hapur në të gjitha forumet e Lëvizjes dhe në publik kam prezantuar dhe përfaqësuar qëndrimet e Lëvizjes pa marr parasysh se a jam pajtuar me to a jo. Nuk jam pishman për asnjërën prej tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj