LAJMI I FUNDIT:

Fshati misterioz në Kinë, ku banorët jetojnë në shtëpitë e ndërtuara nën tokë (Foto/Video)

Fshati misterioz në Kinë, ku banorët jetojnë në shtëpitë e ndërtuara nën tokë (Foto/Video)

Për herë të parë janë publikuar pamjet mbresëlënëse të filmuara nga droni të fshatit misterioz në Kinë, ku banorët e tij kishin jetuar për shumë vite në shtëpitë e ndërtuara nën tokë.

Dhjetëra tunele në provincën kineze Henan, janë përdorur për të pasur qasje në afro 10 mijë shtëpi të ndërtuara nën tokë, transmeton Telegrafi.


Edhe sot, afro 3 mijë persona vazhdojnë të jetojnë brenda atyre, edhe pse shumica janë zhvendosur në shtëpi moderne.

Në këto shtëpi që kinezët i quajnë Yaodongs, kanë jetuar 6 gjenerata për më shumë se 200 vite.

Megjithatë, kjo traditë në Kinë daton qysh para 4 mijë viteve, ku mijëra banorë preferonin të jetonin në këto shtëpi nëntokësore por që kryesisht ndërtoheshin nëpër kodra.

Në shtëpitë në formë katrore të “zhytura” nën tokë, temperatura gjatë dimrit sillet mbi 10 gradë Celsius derisa verës 20.

Ato janë futur në listën e trashëgimisë kulturore nga autoritetet kineze në vitin 2011.

“Shpellat nëntokësore” janë të zakonshme në provincën Henan dhe nga mediat kineze janë etiketuar si “fshatrat më misterioze në Kinë”. /Telegrafi/