LAJMI I FUNDIT:

Nora, Distria e Akili ngritën në ranglistën botërore, Majlinda humb një vend

Nora, Distria e Akili ngritën në ranglistën botërore, Majlinda humb një vend

Xhudoja e Kosovës ka arritur një sukses të jashtë jashtëzakonshëm në kuadër të garës “Grand Prix Tunis”.

Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova i kanë sjell vendit tonë një medalje të artë dhe dy të argjendta.


Nora ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, e cila gjë ka bërë që të ketë ngritje në ranglistën botërore, ku ka fituar një pozitë duke u renditur në vendin e gjashtë me 3390 pikë.

Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në "Tunisia Grand Prix"
Lexo po ashtu Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në "Tunisia Grand Prix"

Distria është ngritur për tre pozita dhe tani zë vendin e katërt me 3800 pikë, ku në njëjtën kategori deri në 52 kilogramë, Majlinda Kelmendi ka pësuar rënie për një pozitë dhe tani gjendet në vendin e shtatë me 3520 pikë, kjo edhe në saje të mos paraqitjes në turneun e Tunisit, shkaku i shërimit nga lëndimi.

Krasniqi humbë në finale, stoliset me medaljen e argjend
Lexo po ashtu Krasniqi humbë në finale, stoliset me medaljen e argjend

Ngritjen më të madhe e ka Akil Gjakova, i cili nga vendi i 31 ka kaluar në të 17-tën në saje të 1465 pikë.

Ndryshe, xhudistet tanë do të marrin pjesë edhe në shumë garat ndërkombëtare, ku pritet të ketë edhe suksese të tjera.

Akil Gjakova mposhtet në finale nga Smugulov, fiton të argjendtën në “Tunis Grand Prix”   
Lexo po ashtu Akil Gjakova mposhtet në finale nga Smugulov, fiton të argjendtën në “Tunis Grand Prix”   

Theksojmë se Nora, Akili dhe Distria janë shpërblyer tashmë për sukseset e arritura në garën e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori