LAJMI I FUNDIT:

De Biasi kërkon ndihmën e shqiptarëve: Shkruajini të gjithë Federatës së Italisë të më zgjedhin mua trajner

De Biasi kërkon ndihmën e shqiptarëve: Shkruajini të gjithë Federatës së Italisë të më zgjedhin mua trajner

Prej kohësh është përfolur si një prej kandidatëve për trajner i kombëtares së Italisë dhe ai ende beson se mund të fitojë atë pozicion.

Gianni di Biasi i ftuar në studion e Supersport, në momentin që hidhej shorti i Ligës së Kombeve ka deklaruar se shanset janë ende për të, ndoshta edhe me ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

“Shkruajini të gjithë Federatës së Italisë të më zgjedhin mua trajner. Edhe kjo mund të shërbejë, por do të zgjidhet më parë presidenti dhe më pas do të vendoset për trajnerin”, deklaroi De Biasi.


Ish-trajneri i kombëtares ka bërë analizën e tij për shortin e hedhur në Lozanë, duke vlerësuar dy kundërshtarët e Shqipërisë. “Besoj siç e thashë më parë që Izraeli është në fazë tranzicion. Ata kanë futbollistë që kanë bërë histori në futboll, por për ne është problem ndeshja e parë, ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në eliminatoret e shkuara ndikuan ndryshimi i ndeshjes për arsyen e sigurisë dhe më pas edhe arbitri që ndikoi me veprimet e tij”, tha De Biasi.

Në komentin e tij, trajneri Italian foli edhe për grupin në të cilin është shortuar Italia.

“Grup shumë i vështirë për Italinë, sepse janë dy realitete si Portugalia dhe Polonia. Kampionia e Evropës në fuqi dhe Polonia me shpërthimin e shumë futbollistëve që luajnë në kampionatet më të mira. Besoj se të gjitha grupet janë të forta dhe nuk është e lehtë për asnjë dhe kjo i jep më shumë bukuri këtij turneu”, u shpreh De Biasi që më tej zbuloi se ka qenë shumë pranë firmosjes me Kombëtaren e Polonisë.

“Nuk dua të flas për këto gjëra. Polonia ka qenë një opsion për mua, por bëhet fjalë tre vjet më parë. Bëra gjënë e duhur, sepse shkova në Evropian me Shqipqërinë. Në atë kohën folën dy presidentët, Boniek dhe Duka dhe presidenti ishte i bindur që unë do të rinovoja kontratën”, tha De Biasi.

Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Kalo në kategori