Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për teknologjinë informative, e cila këtë vit ka trajtuar temën “Sulmet kibernetike dhe privatësia”.
Kreu i Kuvendit tha se Kosova ka rini të talentuar me ide inovative, e cila do të mbështetet për të shfrytëzuar sektorin e teknologjisë informative, si mundësi e zhvillimit ekonomik të vendit.
“Interesi i drejtpërdrejtë nacional është që potencialin dhe pasionin e të rinjve tanë për IT ta shndërrojmë në industri të IT-së, e cila pastaj jo vetëm krijon vende pune për të rinjtë tanë, por njëkohësisht u mundëson atyre të krijojnë vende pune edhe për të tjerët”, tha Veseli.
Ai theksoi se në fushën e teknologjisë informative, janë aktivizuar shumë djem e vajza të talentuar dhe institucionet e Kosovës, siç tha kryeparlamentari Veseli, do tu ndihmojnë edhe më shumë për zhvillimin e këtij sektori.
“Gjatë turit tim të dëgjimit kam takuar djem e vajza shumë të talentuar në këtë fushë. Kam vizituar kompani të ndryshme shumë të suksesshme të teknologjisë dhe jam fascinuar me dijen dhe suksesin e tyre. Duke parë këtë, ka qenë insistim i imi që të themelojmë Ministrinë e Inovacionit. Ky dikaster ju dedikohet vetëm juve dhe përmes buxhetit të saj ju do të mbështeteni për të realizuar idetë e juaja. Por kjo nuk do të jetë e vetmja formë e mbështetjes. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim të gjitha këto iniciativa tuajat edhe në forma të ndryshme, që përfshijnë sa më shumë të rinj të vendit tonë, e që janë me interes të veçantë për vendin tonë”, tha kryeparlamentari Veseli.
Në këtë konferencë, ai ka folur edhe për sigurinë kibernetike. “Industria kibernetike mbetet jashtëzakonisht e fokusuar në konfidencialitet. Thelbësore është siguria, jo vetëm personale por edhe institucionale dhe shtetërore”, tha Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'