LAJMI I FUNDIT:

“Shtegu i shpresës”, vrapim për të shënuar 10-vjetorin e pavarësisë

“Shtegu i shpresës”, vrapim për të shënuar 10-vjetorin e pavarësisë

Për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor (KTRA) organizon më 3 dhe 4 mars vrapimin 100 kilometërsh përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë.

Nën moton “Shtegu i Shpresës”, KTRA synon të përkujtojë sakrificën e madhe të qytetarëve të Kosovës për lirinë e brezave të ardhshëm të saj dhe ndërtimin e shtetit të pavarur e të qëndrueshëm.


Shtegu i vrapimit, që përfshinë ngjitje prej 2000 metra, fillon në Prekaz te kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” për të vazhduar në Likoshan, Gllogjan dhe me përfundim në Koshare në brezin kufitar me Republikën e Shqipërisë.

Ky vrapim njëherësh shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të organizuar në Kosovë dhe synon që Kosovën ta vendosë në hartën turistike.

Shtegu do të jetë i ndarë në këto 4 segmente:

Prekaz-Likoshan 14km

Klinë (Hotel Nora) – Koshare 50km

Gllogjan – Koshare 21km

Prekaz – Koshare 100km

“Në mbamendjen tonë kolektive këto ditë janë ditë të dhembjes së madhe,” deklaroi Arineta Mula, drejtoreshë e KTRA-së.

“Duke vrapuar përgjatë këtyre fshatrave ne do të përkujtojmë sakrificën sublime që u bë që ne të jetojmë në liri dhe paqe. Njëkohësisht, është një premtim për të ecur përpara, premtim që gjithë këtë vuajtje dhe dhembje do ta njohim dhe do ta shndërrojmë në forcë për ta ndërtuar Kosovën dhe për ta lartësuar idealin e lirisë për të gjithë”, tha ajo.

Regjistrimi për vrapimin “Shtegu i Shpresës” tashmë është hapur.

Për informata më të hollësishme rreth regjistrimit ju lutem vizitoni faqen e KTRA në Facebook.com/teamKTRA, www.ktra-ks.com ose dërgoni pyetjet tuaja në email adresën:kosova.trailrunners@gmail.com.

Ky aktivitet përmes personaliteteve të ndryshme publike, tashmë është bërë i njohur edhe me hashtagun #trailofhope100  . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori