LAJMI I FUNDIT:

Reformat në arsim në Maqedoni, SASHK-u apelon për kujdes (Video)

Reformat në arsim në Maqedoni, SASHK-u apelon për kujdes (Video)

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë mbështet reformat e paralajmëruara në arsim për ciklin fillor. Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha projekti fillimisht duhet të kalojë si pilot, pasi deri tani, sipas tij janë bërë shumë eksperimente në arsim. Nedellkov tha se infrastruktura momentale nëpër shumë shkolla dhe mënyra e realizimit të orës mësimore nuk do të lejojë zbatimin e reformave të reja.

Vlerësoj se është shumë e vështirë, organizimi i një grupi të nxënësve të punojnë, hulumtojnë, vizatojnë dhe grupi tjetër, supozojë të qëndrojë jashtë në oborrin e shkollës ose në ndonjë klasë tjetër. Rekomandimet tona ndaj përgjegjësve është që ky projekt për disa vjet të mbetet si pilot program, të bëj rotacion në disa shkolla, komuna të ndryshme si në qytet dhe pjesët rurale dhe realisht të shohim se sa ky projekt është i zbatueshëm dhe i pranueshëm dhe të sillet një përfundim të zgjidhet më e mira nga të gjitha këto reforma të paralajmëruar – tha Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK-ut.

Për SASHK-un është i papranueshëm çfarëdo lloj reforme që parasheh edhe largime të mësimdhënësve nga puna.


Këtë e themi shumë qartë dhe publikisht edhe qeverisë së kaluar edhe qeverisë së tanishme, posaçërisht ministres së arsimit i dërguam letër shqetësuese nëse reformohet procesi arsimor fillor dhe i mesëm, me ulje të numrit të orëve, ulje të fondit të orëve, tërheqjen e disa lëndëve mësimore, brenga jonë është e madhe në kuptim të asaj të mbetjes pa punë të shumë mësimdhënësve dhe kjo do të nënkuptonte tepricë teknologjike – deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.

Nga SASHK-u kërkojnë përfshirjen e tyre në përpilimin e programit të reformave dhe trajnimin e mësimdhënësve për reformat e parashikuara. Përfshirjen e tyre në këtë projekt ditë më parë e kërkuan edhe LASH. Ndër reformat e paralajmëruar në arsim janë: reduktimi I orëve dhe njësive mësimore, zgjatja e orëve mësimore nga 40 në 55 minuta dhe tërheqja e detyrave të shtëpisë./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori