LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq në Lutjet e Mëngjesit në Washington, me ftesë personale e jo në vend të Haradinajt

Jevtiq në Lutjet e Mëngjesit në Washington, me ftesë personale e jo në vend të Haradinajt

Ministria për Komunitete dhe Kthim përmes një njoftimi për media ka përgënjeshtruar lajmin se zëvendëskryeministri dhe ministri Dalibor Jevtiq do të shkojë në Lutjet e Mëngjesit në Washington në vend të kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Duke pasur parasysh se disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar informata se Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, do të shkojë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve Kombëtare në vend të Kryeministrit Ramush Haradinaj, duhet të japim një shpjegim:


Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim ftesën për Mëngjesin Kombëtar të lutjeve e ka marrë që në fillim të dhjetorit. Ftesa i është dërgua personalisht Zëvendës Kryeministrit Dalibor Jevtiq, kështu që në këtë rast, Jevtiq nuk është deleguar për të zëvendësuar Kryeministrin Ramush Haradinaj në këtë aktivitet, por ai po udhëton në Uashington me ftesë personale. Zëvendëskryeministri Jevtiq do të marrë pjesë në një mëngjes lutjeje me bashkëshorten e tij, Milenën.

Prandaj, u kërkojmë të gjithë atyre që kanë publikuar informacione ndryshe nga ajo që është dërguar nga Zyra e Komunikimit Publik të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ti korrixhojnë për t’u lejuar lexuesve / shikuesve të kenë informacionin e duhur për gjithçka që u tha më lart”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori