Të udhëheqësh shtete të mëdha siç janë Amerika, Rusia, Gjermania, Kanadaja, Kina sigurisht që është punë e vështirë, por nga ana tjetër shpërblehen mirë.
Janë ata që vendosin për fatet e vendit të tyre, kur vjen fjala te paratë dhe te rrogat mujore atëherë numrat janë edhe me disa zero. Mirëpo, ka edhe nga ata që edhe pse udhëheqin me vendin e tyre nuk marrin pagë ose të paktën kështu kanë deklaruar.
Vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hequr dorë të paguhet.
Më poshtë, Paywizard iu sjell shifrat e pesë udhëheqësve më të paguar botërorë.
Donald Trump
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Paga mujore: 33,333.00 dollarë
Paga vjetore: 400,000.00 dollarë
Justin Trudeau
Vendi: Kanada
Paga mujore: 22.285.00 dollarë
Paga vjetore: 267,415.00 dollarë
Angela Merkel
Vendi: Gjermani
Paga mujore: 21,912.00 dollarë
Paga vjetore: 262,946 dollarë
Theresa May
Vendi: Britani e Madhe
Paga mujore: 16,542.00 dollarë
Paga vjetore: 198,509.00 dollarë
Emmanuel Macron
Vendi: Francë
Paga mujore: 17,628.00 dollarë
Paga vjetore: 211,530.00 dollarë
Pagë të lartë ka dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili paguhet me 29,753.00 dollarë në muaj, Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë paguhet me 12,586.00 dollarë, kurse Presidenti kinez, Xi Jinping paguhet me 1,716.00 dollarë në muaj.
Kreu i katolikëve, Papa Francesku nuk ka pagë mujore dhe as vjetore.
Papa nuk merr pagë për pozitën e tij. Në fakt, për shkak se Papa Francis në mënyrë specifike ka bërë një zotim varfërie, ai nuk është në gjendje të posedojë ndonjë pronë tjetër përveç asaj që ai është kujdestar për të qenë rojtar i Romës. Papët e tjerë që nuk kanë marrë një zotim të tillë janë të lirë të marrin një pagë, ndërsa Papa Benedikti ka një pension prej 29,500.00 dollarë në vit.
Papa ka qasje në qindra miliona dollarë çdo vit, të cilat janë të destinuara për përdorim bamirës dhe aktivitete të Kishës. Asnjë nga këto para ai nuk mund t’i përfitojë personalisht. Kisha si një e tërë siguron që të gjitha nevojat e Papës për sa i përket veshjes, strehimit dhe ushqimit, pra paga e Papës nuk ekziston. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes