LAJMI I FUNDIT:

Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto)

Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto)

Simon Laprise ka arritur ta “ndërtojë” një veturë nga bora, me qëllim që të tallet paksa me kompanitë që merren me konfiskimin e veturave që parkohen në vendet e ndaluara, por “vepra e tij artistike” fitoi vëmendjen e disa policëve që nuk ishin në dijeni se bëhej fjalë për një veturë bore.

33-vjeçari nga Montreali i Kanadasë që merret me përpunimin e drurit, ka pranuar se ishte thjesht një shaka, por policët kur e panë “veturën” të parkuar në vendin e ndaluar, nxorën bllokun për t’ia shqiptuar një tiketë, transmeton Telegrafi.


“E kam bërë këtë veturë për të bërë paksa shaka, dhe të shprehi kreativitetin tim”, ka deklaruar Laprise për Buzzfeed.

Bëhej fjalë për një “maketë” të borës të modelit DeLorean DMC-12, edhe pse disa thoshin se më shumë ngjante me gjeneratën e tretë Toyota Supra.

Parkimi i veturave në rrugët e mbuluara me borë në Kanada është e ndaluar me ligj, për shkak se punëtorët e komunës nuk mund të kryejnë pastrimin lirshëm, dhe për këtë arsye policia ishte ndalur për t’i shqiptuar një tiketë pronarit të saj.

Dhe kur policët e kuptuan se bëhej fjalë për një “veturë bore” ia shkruan një “tiketë” të rreme me një mbishkrim “na e ke ndrequr natën”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme

Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme

Fun
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Qeni spiunon macen tek pronarja

Qeni spiunon macen tek pronarja

Fun
Një aeroplan gjigant në dhomën e hotelit - burri ndan eksperiencën e çuditshme në rrjete sociale

Një aeroplan gjigant në dhomën e hotelit - burri ndan eksperiencën e çuditshme në rrjete sociale

Interesante
Kalo në kategori