LAJMI I FUNDIT:

Anijet kineze kapen duke bërë tregti me Korenë e Veriut – kjo do të mund të provokonte edhe konflikt! (Foto)

Anijet kineze kapen duke bërë tregti me Korenë e Veriut – kjo do të mund të provokonte edhe konflikt! (Foto)

Anijet kineze thuhet se janë parë duke bërë shitjen e naftës Koresë së Veriut, pavarësisht sanksioneve të ashpra – një veprim ky që mund të nxiste konflikt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët amerikanë kanë lëshuar një numër imazhesh satelitore që pretendojnë se tregojnë gjashtë anije në pronësi kineze që bëjnë tregti me ato të Koresë së Veriut.


Kjo, siç shtohet më tej, do të ishte thyerja e sanksioneve të ashpra të OKB-së që u vendosën mbi këtë shtet, pas kërcënimeve bërthamore të Kim Jong-un.

Sanksionet janë të dizajnuara për të “mbytur” ekonominë e Koresë së Veriut dhe për të detyruar Kim të braktisë planet nukleare të tij.

Por, siç shkruan DailyStar, Kina duke thyer rregullat dhe duke ndihmuar Korenë e Veriut, do të bënte një goditje të madhe për Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe një gjë e tillë do të mund të provokonte edhe konflikt.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, Ministria e jashtme e Pekinit ka mohuar të ndihmojë regjimin, duke thënë se ajo është plotësisht në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Një reagim i tillë vjen vetëm disa javë pasi Trump personalisht akuzoi kinezët se u kapën “me presh për dore” duke ndihmuar Korenë e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter në dhjetor ai tha: “Shumë i zhgënjyer që Kina është duke lejuar naftën për të shkuar në Korenë e Veriut”.

“Nuk do të ketë kurrë një zgjidhje miqësore ndaj problemit të Koresë së Veriut nëse kjo vazhdon të ndodhë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori