Kreshnik Gashi, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se kodi telefonik i Kosovës, +383 do të jetë funksional që nga 1 korriku.
Aktualisht në Kosovës funksionojnë dy operatorë mobil Vala dhe IPKO si dhe operatori virtual Z Mobile, por konkurrenca mund të rritet gjatë këtij viti.
Drejtuesi i AKREP-it, Kreshnik Gashi ka thënë se gjatë këtij viti do të përgatisin tenderin për operatorin e tretë mobilë në vend.
“Pritet të kemi edhe operator të tretë të telefonisë mobile. gjatë këtij viti do të fillojmë së bashku me Qeverinë e Kosovës përgatitjen e një ankandi apo tenderi për operatorit të tretë por do të varet nga konsultimet për shfrytëzimit të brezit por edhe operatorët në rajon për të hyrë në Kosovës. Konsiderojë se ka hapësirë për një operatorë të tretë, që do të ndikojë në rritjen e konkurrencës si dhe ofertës për konsumatorët”, tha ai.
Gashi po ashtu ka folur edhe për gjendjen të cilën e kanë operatorët dhe ndikimet në të hyra që kanë pasur në të hyrat e tyre, përdorimi i internetit, si dhe i aplikacioneve për komunikim pa pagesë.
“Me zbulimin e Smartphone-ve, operatorët janë prekur dhe ka pasur një rënie drastike për shkak të përdorimit të madh të tyre. Kjo ka ndikuar në rajonin e Ballkanit dhe vendin tonë sepse ne e kemi një moshë relativisht të re dhe mënyra e përdorimit është më e shpeshtë. Me hyrjen e teknologjive të reja të 3G dhe 4 G në të gjithë Evropën por edhe tek ne, ka pasur rënie të hyrave të shërbimeve të zërit. Tek të dy operatorët ka pasur prekje të barabartë. Operatorët duhet të jenë të gatshëm në zhvillimin dhe përshtatjen e teknologjive të reja”, tha ai.
Kryetari i Bordit të ARKEP-it ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë punuar shumë për kodin telefonik +383 dhe janë duke bërë përgatitjen përfundimtare për implementimin e plotë të tij.
“Viti 2017 është viti ku është punuar në masë të madhe për kodin +383. Afati përfundimtar kur do të filloj implementimi i kodit të Kosovës +383 është 31 qershori i këtij viti. Pra qytetarët e Kosovës, do të kenë një kod unik, do të kenë identitetin e vet”, ka treguar ai.
Gashi ka thënë se në marrëveshje me ITU-në për kodin telefonik është saktësuar edhe funksionimi i roamingut, duke përfshirë është shtetin e Serbisë.
“Shfrytëzimi i +383 është i lidhur edhe me funksionimin e roamingut dhe nuk do të kemi problem për të komunikuar me gjithë botën. Në Serbi funksionimin e operatorëve të Kosovës deri më tani, e kanë ndaluar në mënyrë politike. Pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe funksionimi i roamingut edhe në Serbi”, theksoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë