LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian ishte me nënën surrogate në sallën e operacionit kur ajo lindi (Foto)

Kim Kardashian ishte me nënën surrogate në sallën e operacionit kur ajo lindi (Foto)
Getty Images

Kim Kardashian ishte në dhomën e lindjes në spital kur zëvendësuesja e fëmijës së saj lindi, ka mësuar TMZ.

Burimet e afërta me lindjen tregojnë se Kim ishte në Qendrën Mjekësore ‘Cedars-Sinai’ në L.A. kur zëvendësuesja ishte në operacion dhe kur fëmija lindi, ajo ishte personi i parë që kishte kontakt lëkurë më lëkurë me foshnjën.

Kim Kardashian (Getty Images)

Sipas burimeve ishte Dr. Paul Crane i besuari i familjes, i cili e dorëzoi fëmijën.


Ndërkohë, thuhet se Kanye ishte në dhomën e lindjes, por pas një perde. Ai doli pas lindjes së fëmijës dhe mbajti vajzën e tij për herë të parë.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Getty Images)

Kris Jenner dhe motrat e Kim ishin gjithashtu në spital, por ato nuk ishin në dhomën e lindjes.

Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpresin në jetë fëmijën e tretë, vajzën e lindur nga nëna surrogate (Foto)
Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpresin në jetë fëmijën e tretë, vajzën e lindur nga nëna surrogate (Foto)

Zëvendësuesja ishte në gjendje të kishte një kontakt me fëmijën pas lindjes, por ishte pothuajse menjëherë nën kujdesin e Kim dhe Kanyet.

Foshnja lindi pa ndërlikime, dhe ende nuk ka fjalë për emrin e foshnjës. /Telegrafi/