LAJMI I FUNDIT:

Tim Judah: Gjurmët e fajtorëve për vrasjen e Ivanoviqit çojnë kah veriu

Tim Judah: Gjurmët e fajtorëve për vrasjen e Ivanoviqit çojnë kah veriu

Gazetari britanik, Tim Judah, që është njohës i zhvillimeve në Ballkan, ka thënë se qytetarët që jetojnë në Mitrovicë të Veriut besojnë që fajtorët e vrasjes së liderit serb, Oliver Ivanoviq janë në veri të Kosovës.

“Çka kam kuptuar duke biseduar me miqtë dhe kontaktet e mia është se njerëzit në Mitrovicë të Veriut besojnë se gjurmët e fajtorëve (të vrasjes së Oliver Ivanoviqit) çojnë kah veriu, e jo kah jugu”, shkroi Judah në Twitter të martën.

Ai tutje ka thënë se në Serbi vrasja e Ivanoviqit po krahasohet me vrasjen e gazetarit Slavko Çuruvija në vitin 1999.


“Në Beograd po bëhen krahasime me vrasjen e vitit 1999 të (gazetarit) Slavko Çuruvija me gjasë nga shërbimet serbe të sigurimit. Natyrisht, ende nuk ka asnjë dëshmi”, shkroi Judah.

Gazetari Slavko Çuruvija është vrarë me 11 prill 1999. Shërbimi Sekret Serb e kishte pranuar që për kohë të gjatë e kishte përcjellë gazetarin Çuruvija, për shkak të shkrimeve të tij lidhur me Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori