LAJMI I FUNDIT:

Polici amerikan deshi ta legjitimoi personin që bënte vozitje të rrezikshme, shoferi e tërheq zvarrë me Mercedes (Video)

Polici amerikan deshi ta legjitimoi personin që bënte vozitje të rrezikshme, shoferi e tërheq zvarrë me Mercedes (Video)

Në afërsi të Times Square në New York, të shtunën rreth mesnatës një polic ka pësuar lëndime të lehta trupore, kur shoferi i një Mercedesi të zi e tërhoqi zvarrë për disa metra me veturë.

Polici i paemëruar ishte munduar ta ndalë shoferin të cilin e kishte vërejtur se po bënte vozitje të rrezikshme, duke i lënë gjurmët e gomave në rrugë nga frenimi i dhunshëm, transmeton Telegrafi.

Dhe kur ai i doli përpara veturës me qëllim që ta legjitimoi personin që po shkelte ligjin, shoferi i dha gaz dhe e “përplasi” mbi kapakun e motorit. Dhe pas disa metrave tërheqje zvarrë ai u rrëzua në tokë, kurse shoferi u zhduk nga vendi i ngjarjes.

Por gjatë rrugës derisa tentoi t’i ikë policisë, ai goditi edhe disa vetura tjera, ndërsa policia ka bërë të ditur se është vënë pas shoferit.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet shoferi i Mercedesit duke e tërhequr zvarrë policin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Evropa
Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Evropa
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Evropa
Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Evropa
Kalo në kategori