LAJMI I FUNDIT:

Gruaja i vrau tre vajzat, shqiptari nis një jetë të re, ja çfarë i ka ndodhur – do të ketë një djalë!

Gruaja i vrau tre vajzat, shqiptari nis një jetë të re, ja çfarë i ka ndodhur – do të ketë një djalë!

Mëngjesin e 9 marsit 2014, Lecco u zgjua me një lajm që dukej si një makth, por në fakt ishte realiteti më i keq.

Tre vajza të vrara nga nëna e tyre në atë që u quajt si “Masakra e Chiusos”.


Një horror që tronditi të gjithë komunitetin. Një tragjedi e paimagjinueshme, me një nënë që i mori jetën tre vajzave të saj të bukura dhe më pas u përpoq të vriste veten.

Dhe vuajtja e një babai i cili brenda një nate, humbi tre thesaret e tij më të mëdha.

Tani ai burrë, Bashkim Dobrushi, ka rinisur një jetë të re, por pa harruar kurrë, as për një sekondë, tre dashuritë e tij.

MASAKRA E CHIUSOS

Babai i tre vajzave të vrara në Chiuso në 2014, Bashkim Dobrushi, do të bëhet sërish baba.

Në prill 49-vjeçari është martuar me Afërditën, 36 vjeçe, me origjinë nga Shqipëria si ai vetë dhe tani çifti pret një djalë që duhet të lindë më 3 prill, ditën kur Simona, vajza e parë e tij do të mbushte 17 vjeç.

Simona vdiq nga duart e nënës së saj Edlira Çopa, atë natë të mallkuar 3 vjet më parë dhe me të mbyllën sytë përgjithmonë Keisi, që në atë kohë ishte 10 vjeçe dhe Sidny që ishte vetëm 3.

FJALËT E BABAIT BASHKIM

Babai Bashkimi i ka sytë të mbushur me lot, kur tregon për vajzat dhe mbështetjen e banorëve të Leços.

“Simona ishte një volejbolliste dhe të gjithë thoshin se ishte një grua e vogël. Ndërsa Keisi pëlqente kërcimin klasik dhe frekuentonte Oratorion. Sidni ishte gjithmonë e dashur”.

Gruaja e re gjithmonë e ka mbështetur burrin e saj në luftën e tij të përditshme kundër dhimbjes së humbjes së tre vajzave të tij.

“Muret e shtëpisë sonë në Lecco janë plot me fotografi të vajzave të mia.

Qyteti i Leccos është qyteti im dhe Italia është vendi im. Njerëzit e Leccos janë bashkëqytetarë të mi. Dëshiroj t’i falënderoj. Unë do të doja t’u tregoja atyre se ndihma e tyre ishte shumë e rëndësishme”.

NJË JETË E RE

Dhe tani më në fund një rreze dielli, ardhja e një jete të re. Një dhuratë që nuk do të mundë të fshijë dhimbjen, por që do të ndihmojë zemrën e shqiptare që ka vuajtur shumë të luftojë sërish, çdo ditë. “Do jetë djalë, por për mua gjëja më e rëndësishme është që të jetë i shëndetshëm”, thotë Bashkimi. /mapo.al/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori