LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ryan Giggs është caktuar trajner i Uellsit

Zyrtare: Ryan Giggs është caktuar trajner i Uellsit
(Foto: Getty Images)

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, ka marrë drejtimin e përfaqësueses së Uellsit.

44-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Federatën e futbollit të vendit të tij.


(Foto: Twitter/Ryan Giggs)

Te përfaqësuesja, Giggs ka zënë vendin e Chris Coleman, i cili u largua në nëntor për të marrë drejtimin e Sunderlandit.

Në garë për postin e përzgjedhësit të Uellsit ishin edhe Osian Roberts, Craig Bellamy dhe Mark Bowen.

Giggs afër drejtimit të Uellsit, në garë edhe Bellamy     
Lexo po ashtu Giggs afër drejtimit të Uellsit, në garë edhe Bellamy     

Mirëpo, legjenda e Djajve të Kuq ishte favorit për të marrë drejtimin e përfaqësueses dhe ashtu ndodhi.

(Foto: Getty Images)

“Jam shumë krenar që më është dhënë mundësia për ta drejtuar ekipin kombëtar”.

“Sfidat që i kemi para nesh me Ligën e Kombeve dhe kualifikimin për ‘Euro 2020’, më entuziazmojnë shumë”.

“Mezi pres të filloj të punoj me lojtarët për t’u përgatitur për këto ndeshje vendimtare që do të nisin më vonë gjatë vitit”, ka deklaruar Giggs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori