LAJMI I FUNDIT:

Giggs afër drejtimit të Uellsit, në garë edhe Bellamy     

Giggs afër drejtimit të Uellsit, në garë edhe Bellamy     

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, është intervistuar për punën e  trajnerit të Kombëtares së tij, Uellsit dhe mendohet se është afër t’i besohet kjo detyrë.

Giggs po kërkon të ndërmarrë hapat e tij të parë drejt menaxhimit të ndonjë skuadre apo ekipi kombëtar.


Ish-ylli i Djajve të Kuq mund ta fitojë këtë mundësi, pasi pritet të jetë njeriu kryesor për të zëvendësuar trajnerin Chris Coleman te Uellsi.

Giggs kritikon politikën e dobët të Unitedit për talente: Ua propozova Jesusin dhe Mbappen para disa viteve, por refuzuan nënshkrimin me ta
Lexo po ashtu Giggs kritikon politikën e dobët të Unitedit për talente: Ua propozova Jesusin dhe Mbappen para disa viteve, por refuzuan nënshkrimin me ta

Sipas tabloidit anglez Daily Mail, Giggs është “intervistuar zyrtarisht” për punën e trajnerit në mëngjesin e ditës së premtes.

Bellamy dhe Giggs ishin shokë të mirë dhe dy nga legjendat më të mëdha të Uellsit (Getty Images)

Megjithatë, ish-mesfushori i njohur nuk do të jetë i vetëm në këtë garë pasi do të rivalizohet po ashtu nga një ish-legjendë e Ligës Premier dhe Uellsit.

Ai që po konsiderohet për punën e trajnerit është ish-sulmuesi i Newcastle, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, Craig Bellamy.

Yjet e tanishme të futbollit dhe idhujt e tyre: Paksa befason Messi
Lexo po ashtu Yjet e tanishme të futbollit dhe idhujt e tyre: Paksa befason Messi

Giggs ka folur në javët e fundit se si ai është i prirur për t’u bërë numër 1 tek ndonjë ekip dhe ishte gati të merrte drejtimin e Swanseas para se të emërohej Bob Bradley.

Përvoja e tij e vetme me stërvitje është në ish-klubin e tij, United, ku ai ishte asistent i holandezit Louis Van Gaal për dy vjet përpara se të largohet kur Jose Mourinho mori përsipër skuadrën nga Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori