LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jemi të interesuar t’i shohim fotografitë e bebes tuaj” – thonë shumica e të anketuarve

“Nuk jemi të interesuar t’i shohim fotografitë e bebes tuaj” – thonë shumica e të anketuarve

I keni të mbushur rrjetet sociale me fotografi të bebeve? Siç duket jeni në mesin e shumicës!

Por përderisa shumë prindër nuk mund t’i rezistojnë mundësisë për ta mbushur profilin e tyre me imazhet e bebeve të tyre, ky është trend për të cilin shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale thonë se është bezdisës, transmeton Telegrafi.


Një anketim i ri nga YouGov i ka pyetur përdoruesit e rrjeteve sociale se si ndihen kur i shohin fotografitë e bebes së një familjari apo miku.

Më shumë se gjysma e meshkujve dhe grave kanë thënë se nuk ua ndien fare!

Siç raportohet nga prestigjiozja ‘The Telegraph’, rreth 10 për qind thonë se nuk u kanë pëlqyer fotografitë, ndërsa i njëjti numër kanë thënë se e urrejnë këtë.

Ndërkohë, rreth 40 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë ndonjë dëshirë për t’i shikuar fotografitë e bebes së dikujt tjetër, duke u shprehur se kjo praktikë e postimit të fotove të bebeve nuk është e pëlqyeshme.

Megjithatë, më shumë se 4,200 e të anketuarve kanë pranuar se u pëlqen shikimi i fotografive të bebeve, përderisa 10 për qind kanë thënë se e adhurojnë këtë gjest nga prindërit!

Gratë janë më të prira t’i shikojnë fotografitë e bebeve, përderisa meshkujt kanë tendenca të shprehin më shumë negativitet rreth kësaj çështje. /Telegrafi/