LAJMI I FUNDIT:

Alonso zbulon ëndrrën për ta drejtuar Liverpoolin

Alonso zbulon ëndrrën për ta drejtuar Liverpoolin
BLACKBURN, UNITED KINGDOM - DECEMBER 06: Xabi Alonso of Liverpool celebrates scoring the first goal during the Barclays Premier League match between Blackburn Rovers and Liverpool at Ewood Park on December 6, 2008 in Blackburn, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Legjenda spanjolle e futbollit, Xabi Alonso ka pranuar se ka ambicie të mëdha për të menaxhuar ish-skuadrën e tij, Liverpoolin, në të ardhmen.

Spanjolli u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar pas një karriere fantastike me skuadra të mëdha.


Alonso gjatë karrierës luajti për gjigantët evropian, si Liverpooli, Real Madridi dhe Bayern Munichu duke fituar trofe të Ligave, por edhe Ligën e Kampionëve.

Viti që ‘vodhi’ shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Viti që ‘vodhi’ shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto)

Megjithatë, Alonso ka mbetur i dashuruar me ish-skuadrën e tij, Liverpoolin, të cilën ëndërr ta menaxhoj një ditë, pasi kaloi pesë vjet si lojtar.

Xabi Alonso shënoi golin e tretë në finalen e fituar të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit më 2005 (Getty Images)

“Po me siguri, unë kam ëndërruar, por së pari duhet të provoj veten dhe të përgatitemi”, ka thënë fillimisht Alonso për Sky Sports, kur u pyet nëse do drejtonte Redsat.

“Nëse unë vendos diku përgjatë rrugës për të marrë shanset e mia si menaxher, lidhja ime, angazhimi im, pasioni im për Liverpoolin është i ditur”.

“Xabi Alonso, trajner i ardhshëm i Liverpoolit”
Lexo po ashtu “Xabi Alonso, trajner i ardhshëm i Liverpoolit”

“Pse jo? Do të shohim nëse mund të kalojmë shtigje në rrugët tona”, përfundoi ish-mesfushori spanjoll.

Ndryshe, Alonso është njohur si lojtar me disiplinë të hatashme taktike dhe kjo ka bërë që shumë trajner dhe lojtar ta cilësojnë si një trajner në fushë, duke prognozuar gjithashtu se në të ardhmen do të jetë një drejtues i madh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori