LAJMI I FUNDIT:

“Xabi Alonso, trajner i ardhshëm i Liverpoolit”

“Xabi Alonso, trajner i ardhshëm i Liverpoolit”

Xabi Alonso është duke u parë si menaxher i ardhshëm i Liverpoolit, në rast largimi ose shkarkimi të trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.

Mesfushori spanjoll është pensionuar nga futbolli i luajtur në fund të sezonit 2016/17, për të vazhduar rrugën e tij në botën e futbollit, por në zejen e trajnerit.


Imazhe emocionuese të lamtumirës së Xabi Alonsos (Video)
Lexo po ashtu Imazhe emocionuese të lamtumirës së Xabi Alonsos (Video)

Kështu, sipas ekspertit spanjoll të futbollit, Guillem Balague, transferimi i Alonsos në Bayern Munchen ishte e motivuar nga mundësia për të mësuar nga Pep Guardiola, pasi spanjolli e dinte se do bëhet trajner.

Eksperti spanjoll, Guillem Balague

“Ai donte të luante nën urdhrat e Pep, sepse ai tashmë po mendonte për punën e trajnerit”, ka thënë fillimisht eksperti i La Ligas, Balague për Sky Sports Q & A.

Guardiola dhe Alonso kishin një raport të shkëlqyer

“Unë mund ta shoh atë në Liverpool, ndoshta me Gerrard dhe Carra pranë tij?”.

“Ai është i hapur ndaj stileve të lojës, që do të thotë se ai nuk është njeri që i përmbahet vetëm një filozofie”.

Alonso refuzon ofertën e Bayernit për tu bërë ndihmës trajner
Lexo po ashtu Alonso refuzon ofertën e Bayernit për tu bërë ndihmës trajner

“Nga mënyra që ai luajti, ju mund të shihni se ai dëshiron të dominojë ndeshjet, dhe për të bërë këtë ju duhet të keni topin, ta rikuperoni atë herët, të jeni shumë fizik dhe i shpejtë. Por a do të ketë lojtarët?”

“Kam përshtypjen se do të fillojë me një ekip të mirë, jo shumë të ulët, por unë nuk i kam folur për atë ende. Nuk mund të presim ta shohim atë në stol”, përfundoi Balague. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori