Vaji i kokosit i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve të zemrës
Vaji i kokosit është vlerësuar si super ushqim, është akuzuar për yndyrën e saturuar, lavdëruar për përdorim si produkt i bukurisë, dhe i përgojuar për përmbajtjen e kalorive.
Kur është fjala për këtë vaj, bota thjesht nuk di çfarë të mendojë!
Sidoqoftë, studimet e fundit nga hulumtuesit e Universitetit Cambridge kanë zbuluar se vaji i kokosit faktikisht mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës kur konsumohet çdo ditë për vetëm katër javë, transmeton Telegrafi.
Si pjesë e serisë ‘Trust Me I am a Doctor’ të kanalit BBC2, profesori Kay-Tee Khaw dhe profesoresha Niti Forouhi kishin rekrutuar 94 vullnetarë të moshës mes 50 dhe 75 vjet, prej të cilëve asnjëri nuk kishin pasur histori me probleme të zemrës apo diabet.
Ata i kishin ndarë pjesëmarrësit në tri grupe dhe u kishin kërkuar t’i konsuminin nga 50 gramë vaj kokosi, vaj ulliri apo gjalpë pa kripë çdo ditë për katër javë.
Sipas shkencëtarëve, ata të cilët kishin konsumuar vaj kokosi kishin pasur rritje të niveleve të HDL-së (kolesterinës së mirë) me një rritje mesatare prej 15 për qind.
Kjo ka bërë që shkencëtarët të bien në konstatim se vaji i kokosit mund t’i zvogëlojë shanset e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City