Paul Stenzel ka udhëtauar në shtete të ndryshme si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia apo Holanda, për të qenë pranë artistëve që merren me vizatimin e grafiteve në trena.
Projekti shfaqë procesin prej bashkimit të tyre, konceptimit të ideve, kalimin fshehtas nëpër hekurudha dhe gjetjen e hapësirës më të mirë për ilustrim, transmeton Telegrafi.
“Graffiti Artists: United” është titulluar libri, ku janë publikuar imazhet e botës së brendshme të këtij komuniteti, në aksione të ndryshme.
Janë vetëm tri kushte që kërkohet për t’i plotësuar, për të qenë pjesë e këtij grupi: duhet të jenë grafitë, të bëhen në trena dhe të jenë ilegale.
“Gjithçka filloi me vizatimet në trena, kapja e momentit të duhur, atmosferës, tundimit nga aksioni, ndërsa as që i bëra fotografi kur u përfunduan”, shkruan Stanzel në libër.
Por, me kalimin e kohës, fotografit nisi të pëlqente edhe punimi i përfunduar, teksa përpiqej të shkrepte imazhe, duke zënë në kuadër edhe udhëtarët që ishin afër.
“Është krejtësisht ndryshe nga projektet deri më tani. Sepse duhesh të ikësh sikur hajn, të fshihesh nëse është nevoja. Pastaj shkon për të pirë një birrë, ndërsa aparati mbanë erë të rëndë ngjyre”, ka shtuar ai mes tjerash.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga skenat më interesante që ndodhen në libër, i cili tashmë është vënë në shitje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Holanda u ofron qytetarëve makina me krem kundër diellit falas
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251