LAJMI I FUNDIT:

Si do të paguhen 40 milionë euro bonuse për Coutinhon?

Si do të paguhen 40 milionë euro bonuse për Coutinhon?

Klubi spanjoll, Barcelona, do të paguajë 20 milionë euro në rast se Coutinho arrin 100 paraqitje, të cilat do të fillojnë të paguhen në këste në momentin që Coutinho arrin paraqitjen e 25-të në fanellën e Barcelonës bashkë me bonuset tjera.

Philippe Coutinho kaloi te Barcelona për 60 milionë euro në një transferim që u spekulua gjatë verës.


Ka pasur shumë spekulime për çmimin që klubi spanjoll pagoi për brazilianin, teksa kishte sugjerime se klubi anglez e uli çmimin.

Çmimi prej 160 milionë eurosh do të paguhet si total përfshiër me 40 milionë euro të tjera si bonuse, kurse The Guardian ka publikuar variablat e këtyre bonuseve.

Lajmet e fundit nga Barcelona
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Barcelona

120 milionë euro do të paguhen menjëherë si çmim bazik me 40 milionë euro të tjera në formë bonusesh nëse do të përmbushen kriteret e përcaktuara.

Liverpooli do të paguhet nga 5 milionë euro çdo herë kur Coutinho arrin 25 paraqitje derisa ai t’i bëj 100 të tilla, që është 20 milionë euro shtuar me shumën 120 milionë.

Pesë milionë të tjera do të paguhen nga Barcelona në rast se kualifikohet për Ligën e Kampionëve në dy sezonet e para dhe pesë miliona të tjera nëse Barcelona e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve.

Duket se Liverpooli do të mbushë arkat e klubit nga shitja e brazilianit, i cili u ble nga Interi për vetëm 12.5 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori