Ish anesteziologu i klinikës “Medicus”, Sylejman Dulla si dhe zyrtari policor Fatos Haziri pritet që të dëgjohen si dëshmitar të radhës në seancën e sotme në gjykimin e mjekeve Lutfi Dervishi e Sokol Hajdini.
Gjatë seancës së kaluar si dëshmitar ishte dëgjuar ish-doktori i OSBE-së Driton Jilta, ndonëse gjatë dëshmisë së tij për shumë gjëra tha se nuk i mbante në mend për shkak të kohës së gjatë e cila kishte kaluar.
Jilta ndër të tjera kishte thënë se ai gjatë vizitave në klinikën “Medicus” gjatë herëve sa kishte hyrë në sallën e operimit kishte pasur mundësi që të i shihte doktorët Lutfi Dervishin, Kenan Demirkol, Sokol Hajdinin si dhe dy anesteziolog të cilët kishin qenë të veshur me rroba të operimit dhe sipas tij ai madje kishte parë edhe një pacient i cili e kishte pasur një plagë në bark.
“Kam qëndruar aty shumë shkurt dhe e kam parë pacientin i cili ka qenë i mbuluar e me varrë në stomak”, kishte deklaruar dëshmitari Jilta gjatë dëshmisë së tij.
Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën nga prokuroria po pretendohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.
Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.
Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.
Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
Ademi: E dimë se çfarë duhet të bëjnë më shumë në mandatin e ardhshëm
Dyshohet se vrau dy të moshuarit në Dropull, flet bashkëshortja e 69-vjeçarit të arrestuar
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'