LAJMI I FUNDIT:

City epërsi të lehtë ndaj Bristolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup (Video)

City epërsi të lehtë ndaj Bristolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup (Video)
(Foto: Getty Images)

Manchester City ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Bristol Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Kupës EFL, të njohur edhe si Carabao Cup.

Duke qenë se ndeshja zhvillohej në Etihad Stadium dhe meqë kundërshtari bën gara në Championship, skuadra e Pep Guardiolas ishte favorite që ta siguronte kualifikimin që në ndeshjen e parë.


(Foto: Getty Images)

Mirëpo, Bristoli tregoi edhe njëherë se nuk e ka eliminuar rastësisht Manchester Unitedin në çerekfinale, duke i rezistuar edhe liderit të Ligë Premier.

Ishte skuadra mysafire që kaloi e para në epërsi me golin e Bobby Reid nga penalltia (44′) dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

(Foto: Getty Images)

Në minutat e para të gjysmës së dytë, Kevin De Bruyne e barazoi rezultatin pas asistimit nga Raheem Sterling (55′).

Dhe kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, Sergio Aguero (90’+2) e shënoi golin e fitores.

(Foto: Getty Images)

Manchester City ka një epërsi të lehtë para ndeshjes së kthimit që zhvillohet në Bristol dhe vazhdon të jetë favorit për t’u kualifikuar në finale të Kupës EFL. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori