Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Kryesisë së kësaj Lëvizje, Sami Kurteshi, në një intervistë për Telegrafin i ka quajtur të dhimbshme dorëheqjet e fundit të cilat kanë ndodhur brenda kësaj partie.
Kurteshi theksoi se nuk ka dallime politike, ideologjike dhe filozofike mes anëtarëve të Vetëvendosjes, duke përfshirë këtu edhe ata që kanë dhënë dorëheqje, andaj sipas tij as vet nuk i di arsyet e sakta të këtyre dorëheqjeve.
“Unë edhe sot nuk e di saktësisht cila është arsyeja thelbësore për dorëheqjet…Nuk shoh dallime politike, ideologjike.. preferenca që dallojnë shumë nga tërësia e Vetëvendosjes. Ky është edhe problemi kryesor që unë them se këto dorëheqje janë të dhimbshme”, ka thënë Kurteshi.
Ai ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët pa dallim janë të shqetësuar me zhvillimet e fundit brenda Lëvizjes, duke thënë se mosmarrëveshjet kanë mundur të zgjidhen brenda organeve të partisë para se të bëhen publike.
“Krejt ne jemi të shqetësuar me këtë që po ndodhë.. Vërejtje konkrete nga ata që kanë dhënë dorëheqje nuk ka pasur.. Unë nuk e di saktësisht cili është problemi themelor…Jam shumë i interesuar që të gjithë këta njerëz që kanë dhënë dorëheqje të takohemi në bazë të parimit ‘hajde të takohemi edhe nëse nuk pajtohemi’…Ejani t’i nxjerrim problemet… Të gjitha këto probleme kanë mundur të zgjidhen brenda organeve të Vetëvendosjes, para se të bëhen publike”, u shpreh Kurteshi.
Ai, duke mos mohuar faktin se dorëheqjet kanë të bëjnë me kandidimin e sërishëm të Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes, pranoi se zhvillimet e fundit megjithatë kanë dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Deputeti Kurteshi ka apeluar për racionalizëm tek të gjithë anëtarët, në mënyrë që të mos vjen deri te ndarja e partisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Haradinaj i dërgon përshëndetje Drenicës nga Amerika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë