LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria do të insistojë në uljen e çmimit të roamingut, do të përfitojnë edhe Maqedonia e Kosova

Bullgaria do të insistojë në uljen e çmimit të roamingut, do të përfitojnë edhe Maqedonia e Kosova

Bullgaria me fillimin e vitit 2018 ka marrë presidencën e BE-së dhe për këtë do të insistojë për ndryshime të disa dispozitave ligjore që pritet të ndryshojnë jetën e qytetarëve të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian, por edhe të shteteve kandidate për në këtë organizatë.

Dimitar Tzantchev, ambasadori i Bullgarisë në Bashkimin Evropian, thotë se shteti i tij do të punojë në reduktimin e çmimit të roamingut në mes shteteve të BE-së dhe atyre që nuk janë pjesë e kësaj organizate, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Tzantachev gjithashtu thotë ”tani të flasësh në telefon me shtetet e BE-së dhe me Maqedoninë e Serbinë për 2-3 euro për minutë ndërsa ne do të insistojmë për 0 euro në të gjithë territorin e këtyre shteteve.”


”Ne duam të ndryshojnë çmimet dhe do të punojmë ngushtë me BE-në që të ndryshohen çmimet” tha gjithashtu Tzantchev.

Në vitin 2017 ndryshimet për çmimin e roamingut ndodhën ndryshime vetëm për 28 shtetet e BE-së por ky trend duhet të vazhdojë edhe për shtetet tjera, kandidatë për t’u anëtarësuar në BE, si Kosova, Maqedonia, Bosnia-Herzegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia.

Këto ndryshime mund të ndodhin më 17 maj, kur duhet të mbahet edhe mbledhja e parë mes përfaqësuesve të shteteve anëtarë dhe kandidatëve për t’u anëtarësuar në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori