LAJMI I FUNDIT:

Zmbrapsja speciale

Zmbrapsja speciale

Kryeparlamentari Kadri Veseli është zmbrapsur nga bashkë-iniciativa me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Sipas tij, kjo Gjykatë nuk mund të pengohet. Por, partnerët e koalicionit qeverisës (AAK-ja dhe Nisma) nuk janë tërhequr nga kjo iniciativë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në mesin e 43 deputetëve që kishin marrë iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale shumica ishin deputetë të PDK-së që drejtohen nga Kadri Veseli.


Por pavarësisht tij, përfaqësuesit e dy partnerëve të koalicionit, të AAK-së e të Nismës, nuk janë tërhequr nga kjo iniciativë.

Përkundrazi, përderisa nga AAK-ja kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, nga Nisma për Kosovën thonë se ky ligj duhet t’i nënshtrohet ndryshim-plotësimit.

Mirëpo njohësit e çështjeve politike opsionin e shfuqizimit e shohin gati të pamundur pas tërheqjes së PDK-së nga kjo nismë. Sipas tyre, tërheqja e PDK-së nënkupton vetvetiu edhe tërheqjen e kërkesës për zhbërjen e Gjykatës. Ndërkohë, tërë bujën e ditëve të fundit rreth Speciales ata e konsiderojnë si një “lojë” që është bërë për interesa të ngushta e aspak parimore. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori