LAJMI I FUNDIT:

Cenk Tosun prezantohet te Evertoni

Cenk Tosun prezantohet te Evertoni

Sulmuesi turk Cenk Tosun, ka arritur te Evertoni nga Besiktasi duke nënshkruar kontratë prej katër vite e gjysmë. 

Turku 26 vjeçar  ka 25 ndeshje për kombëtaren, ishte pëlqyer shumë nga Sam Allardyce.


I fortë dhe luan me të dyja këmbët, ndërsa është një sulmues i lindur, pasi në 96 ndeshje ka shënuar 41 gola.

Tosun lojtar i Everton

“Ndihem mirë që jam një lojtar i Evertonit”.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu dhe i lumtur që gjithçka që është bërë. Jam shumë i emocionuar që do të luaj për Evertonin”.

“Liga Premier është një ligë e fortë, e di këtë, kështu që forca ime fizike do të më ndihmojë. Gjithashtu mund t’i përdor të dyja këmbët njëjtë dhe besoj se jam një sulmues i mirë në zonë”,  ka thënë Tosun.

Klubi anglez ka paguar 30 milionë euro, ndërsa lojtari do të ketë pagë prej 4 milionë euro. /Telegrafi/