Shtrenjtimi i akcizës së naftës dhe rritja e çmimit të dizelit në vend për 3,5 denarë ka dëshpëruar qytetarët. Ata thonë se kjo do të thotë që tani do të vazhdojnë të shtrenjtohen edhe produktet tjera në vend, përkundër asaj që nuk ka rritje të rrogave dhe vende të reja të punës.
Qytetar
Po ajo nuk është mirë be vlla, gjithë sendet terma a rrogat nuk lujnë hiç, mileti pa punë, ajo ma keq nuk ka, duhet të ketë firma, të punësohet mileti e të rrijnë gjallë, se kështu nuk shkon.
Qytetar
Nuk është mirë për popullin kjo. Ishte e pritshme sepse kishte patralajmërime se do të ketë shtrenjtime. Shumë keq, nuk është mirë aspak, për të gjithë në shtet nuk është mirë.
Qytetar
Unë udhëtoj çdo ditë, mesiguri nga 20 denarë në ditë për mua do të thotë shumë, e mos më tepër bile. Kur është e nevojshme s’kemi ku ikim
Të dëshpëruar janë edhe mërgimtarët. Ata madje thonë se çmimet në Maqedoni janë të njëjta me çmimet e vendeve evropiane.
Qytetar
Është shumë shtrenjtë për këtu në Maqedoni, unë punoj në Gjermani, atje është një euro, me rrogën e këtushme është shumë shtrenjtë. Këtu është jetesa më e shtrenjtë, shumë më e shtrenjtë, edhe ushqimi edhe nafta është më e shtrenjtë. Këtu nuk besoj të bëhet më mirë, këtu është duke shkuar më keq, veç premtojnë e asgjë nuk bëjnë.
Shtrenjtimi i çmimeve të dizelit, pas rritjes së akcizës së naftës, tangon edhe turistët e vendeve fqinje. Siç thonë disa turistë nga Serbia, me këtë humb interesi i tyre për të vizituar vendin.
Qytetar
Ne jemi turistë nga Serbia që shpesh udhëtojmë në Maqedoni dhe deri më tani kemi ndaluar shpesh në pompat e benzinës këtu, për shkak se çmimi ishte më i volitshëm sesa në Serbi, ndërsa tani që është rritur akciza, neve nuk na paguhet që të marrim naftë në Maqedoni.
Pas vendimit të Qeverisë që të rritet akciza e naftës, prej më një janar, dizeli u shrenjtua për 3,5 denarë./Shenja/Telegrafi/
*Foto Ilustrim
https://www.youtube.com/watch?v=G0g3jAkD5tI
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos