LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Tevdovski e ka rritur huamarrjen dhe harxhimin e devizave rezervë

OBRM-PDUKM: Tevdovski e ka rritur huamarrjen dhe harxhimin e devizave rezervë

OBRM-PDUKM-ja opozitare ka reaguar ndaj konferencës së përbashkët të Kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Financave, Dragan Tevdovski në lidhje me aspektet zhvillimore në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Zaevi dhe Tevdovski dëshirojnë ta manipulojnë publikun duke u lavdëruar për realizime kapitale dhe investime, por nuk janë përgjigjur se përse u ndaluan investimet kapitale.

OBRM-PDUKM-ja konsideron se nën udhëheqjen e Dragan Tevdovski, Ministria e Financave është bërë lidere në huamarrje dhe harxhimine rezervave devizore, duke marrë 730 milionë euro në shtatë muajt e fundit, nga të cilat mbi 230 milionë euro janë harxhuar nga devizat rezervë./Telegrafi/