LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Ky Inter ka mentalitetin e duhur

Spalletti: Ky Inter ka mentalitetin e duhur
MILAN, MILANO - DECEMBER 30: FC Internazionale head coach Luciano Spalletti during the serie A match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on December 30, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images )

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas barazimit pa gola ndaj Lazios dhe ka thënë se skuadra e tij ka mentalitetin e duhur.

Italiani është i shprehur me atë që skuadra ka arritur në pjesën e parë të sezonit dhe shpreson të vazhdojnë me rezultate të mira.


“Do të na duhen shumë pikë dhe duhet t’i qasemi ndeshjeve me mentalitetin dhe besimin e duhur, ashtu siç bëmë sot”, ka thënë Spalletti  për Sky Sport Italia.

“E pranoj atë çfarë ka bërë kjo skuadër deri më tani në pjesën e parë të sezoni dhe nuk do të ndikohet nga gjykimet e të tjerëve”.

“Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka thënë se skuadra e tij meritoi fitoren? Mund të them të njëjtën, por edhe ndryshe, varet nga mendimet individuale. Por, unë nuk jam i interesuar t’i përgjigjem të tjerëve”, shtoi Saplletti.

Interi fazën e parë të Serie A e mbylli në vendin e tretë me 41 pikë, shtatë më pak se Napoli dhe gjashtë se Juventusit. /Telegrafi/