LAJMI I FUNDIT:

Tritan Shehu: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të ishte përsëritje e votës tragjike të Shqipërisë në OKB!

Tritan Shehu: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të ishte përsëritje e votës tragjike të Shqipërisë në OKB!

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i ka drejtuar një apel politikës së Kosovës që të tregohet e kujdesshme dhe të mos shfuqizojë Gjykatën Speciale, pasi kjo do të ishte një vijë e dytë e kuqe e shkelur nga shqiptarët. Sipas Shehut, shfuqizimi i Gjykatës Speciale, do të ishte përsëritje e votës tragjike të Shqipërisë në OKB.

“Kujdes Kosova: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të ishte përsëritje e votës tragjike të Shqipërisë në OKB!

Një tjetër paralajmërim i ashpër arrin nga SHBA ndaj shqiptarëve, duke i vendosur një “vijë të dytë e kuqe”.


E para kishte të bënte me votën në OKB për atë Rezolutë. Fatkeqësisht ne nuk ditëm të respektojmë e mbështesim miqtë e mëdhenj, dhe kjo nuk do të kalojë pa pasoja serioze.

E dyta ka të bëjë me përpjekjet që po bëhen në Prishtinë për shfuqizimin e “Gjykatës Speciale”, me pasoja tejet të rënda kjo për të ardhmen e Kosovës.

Unë nuk e di nëse mbas të dy rasteve fshihet e njëjta “regji”, por dyshime të bazuara lindin.

Prej kohësh në Ballkanin Perëndimor kanë ripenetruar e riaktivizuar faktorë, që duan të mbajnë shqiptarët larg Familjes Europiane e Perëndimore.

Kujdes, kështu vëmë në rrezik arritjet madhështore e historike, që shqiptarët arritën në këto 25 vite, si asnjë popull tjetër në rruzull, të pa mundura këto pa përfshirjen totale të SHBA e të disa vendeve të BE!

Nuk po kuptoj: pse qeveria jonë që nuk humb rast pa marrë poza paternaliste, po hesht këto ditë!?”, ka shkruar Shehu në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori