LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Montella prezantohet te Sevilla

Zyrtare: Montella prezantohet te Sevilla

Vincenzo Montella u prezantua këtë të shtunë si trajner i ri i Sevillas.

Trajneri italian ka nis një aventurë të re te skuadra spanjolle pas largimit nga ekipi italian i Milanit.


Ai ka folur pas prezantimit për mediat, ku ka falënderuar drejtuesit e ekipit për mundësinë e ofruar.

“Falënderoj drejtuesit e Sevillas për mundësin e dhënë. Në afat të shkurtër synimi im është të fitoj sa më shumë ndeshje. Ky është klubi ideal për të shprehur idetë e mia, është një mundësi e mrekullueshme për mua. E dua stadiumin, klubin, shpirtin”, ka pohuar Montella.

Montella e dëshiron transferimin e Deulofeut te Sevilla
Lexo po ashtu Montella e dëshiron transferimin e Deulofeut te Sevilla

Strategu ka treguar edhe përshtypjet e para për skuadrën andaluziane ndërsa foli edhe për mundësinë e largimit të Steven N’Zonzit, i cili është i lidhur me një kalim te Arsenali.

“Përshtypja për ekipin. Kam parë disa ndeshje këtë vit, shumica të Ligës së Kampionëve. Nuk kam pasur shansin t’i shoh ato të fundit. Gjëja e parë që do të bëj është ta shoh se çfarë ka ndodhur në javët e fundit, frymën dhe pasionin e lojtarëve”.

“N’Zonzi është një lojtar shumë i fortë, një nga qëllimet e mia është të flas me të, për të kuptuar se cilat janë idetë e tij, për mua ai është një lojtar i rëndësishëm”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori