LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Nuk ka krizë, fitojmë me Lazion

Spalletti: Nuk ka krizë, fitojmë me Lazion
MILAN, ITALY - DECEMBER 27: FC Internazionale Milano coach Luciano Spalletti shouts to his players during the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi ka harruar se si të fitojë një ndeshje, pasi e fundit që e fitoi gjatë 90 minuatve ishte ajo ndaj Chievos, me rezultat 5-0.

Por Luciano Spalletti nuk e pranon assesi se skuadra e tij është në krizë.

Ai në konferencën e fundit ka thënë shumë gjëra, duke folur për krizën, që nuk e ka pranuar, për ndeshjen me Lazion dhe afatin kalimtar dimëror.


“Nuk besoj se ka krizë. Është e vërtetë që na kanë munguar rezultatet, por jo loja. Nëse flasim për momente dobësie, veçoj vetëm sfidën me Pordenonen dhe pjesën e dytë me Udinesen. Nuk mund të pranoj se jemi në krizë, ndaj Sassuolos humbim 1-0, por krijojmë raste shënimi pafund”.

“Nuk mund të flasim për krizë, nëse humbim derbin 1-0 dhe eliminohemi, ndërkohë që I patëm mundësitë të shënonim dhe ta mbyllnim sfidën brenda 90-minutëshit. Mendoj që kemi të bëjmë me një moment mungese fati dhe disi edhe qetësie”.

“Lazio? Është një skuadër që po zhvillon një kampionat të shkëlqyer, por të njëjtën gjë mund të them edhe për Interin, përderisa jemi sipër tyre në renditje. Nesër do të jetë një sfidë shumë interesante, por kam bindjen se do të arrijmë të marrim 3-pikët në këtë takim”.

“Flitet shumë për largimin në janar të Joao Cancelos dhe Joao Marios, por mund të them se për çdo gjë do të vendos unë me Ausilion dhe Sabatinin”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/